
Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme, priten edhe reshje bore
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme, vendi ynë do të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferikë.
Sipas IHMK-së, si pasojë e vranësirave të dendura e herë–herë konvektive do të krijohen kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh
Kurse, sa i përket temperaturave, IHMK-ja thotë se, ato do të pësojnë rënie sidomos në vlerat e maksimaleve. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-22 gradë celsius.
“Dita e martë do të shënoj rënie në vlerat e maksimaleve, parashihen reshje shiu në vise të ulëta dhe vise me lartësi mesatare, derisa në viset malore me lartësi mbi 1500m mbi nivel të detit, reshjet e shiut do të jenë të shoqëruara edhe me fjolla bore.
Sipas parashikimeve numerike dhe sinoptike reshjet parashihen të fillojnë diku në orët e vona të ditës së hënë për të vazhduar edhe ditën e marte. Të mërkurën reshjet do të zvogëlojnë intensitetin, kurse të enjten parashihen edhe rreze dielli.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-16m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.