Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

26 prill 2020 | 18:27

Prishtina Weather përmes një njoftimi ka njoftuar se java e fundit e prillit do të jetë me mot të ndryshueshëm.

Sipas Prishtina Weather, priten edhe reshje lokale shiu.

– Më 27 prill / Ngrohtë, pjesërisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.
– Më 28 prill / Ngrohtë. Kryesisht me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje shtim i vranësirave. Mundësi për riga lokale shiu.
– Më 29 prill dhe 30 prill / Paradite kryesisht me diell. Ditën pjesërisht vranët, me reshje lokale shiu dhe mundësi për bubullima. Ditën e enjte pjesërisht vranët, e pasdite mundësi për riga lokale shiu.
– Më 1 maj / Vranësira dhe intervale me diell. Në mbrëmje priten reshje shiu.

“Temperaturat minimale do të luhaten nga 4C deri në 7C, e maksimale nga 21C deri në 24C: Deri të premten pritet të zbresin në 18C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi 1-10m/s. Nga dita e enjte edhe mesatarisht e fuqishme me hove deri në 15m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale me tendencë të rënies në pjesën e dytë të javës”, bëhet me dije në njoftimin e Prishtina Weather.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në intervistën e saj për “Parad”, Scarlett Johansson është shprehur…