Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshme
Prishtina Weather ka njoftuar se sot do të ketë mot të ndryshueshëm. Herët në mëngjes shi e bubullima, derisa ditën edhe intervale me diell. Të dielën ftohtë dhe kryesisht vranët.
Rrebeshe shiu e bubullima pritet të përfshinë vendin gjatë natës, e që vazhdojnë edhe herët në mëngjes ditën e shtunë. Mbetet mot i butë, ditën edhe me intervale me diell. Pasdite vonë apo në mbrëmje vranësirat shtohen, derisa temperaturat pësojnë rënie. Të dielën ftohtë dhe kryesisht vranët.
Sipas parashikimeve të fundit java e ardhshme fillon me mot stabil, me më shumë intervale me diell, por se në mëngjes me ngrica, e në ultësira kushte edhe për mjegull, sidomos nga dita e martë.
Me qarkullimin e mirë ajror që mund të pritet në fundjavë, ndotësit ajror mbesin më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit të jetë më gjatë në vlera të pranueshme. Nga dita e hënë, moti më stabil, mbanë ndotësit ajror më pranë sipërfaqes, e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.
17.12 – Mot i ndryshueshëm dhe i butë. Herët në mëngjes rrebeshe shiu me bubullima. Ditën intervale me diell dhe riga lokale shiu. Në mbrëmje më ftohtë dhe vransira.
18.12 – Kryesisht vranët dhe ftohtë.
19.12 – Paradite kryesisht me diell. Ditën vranësira kalimtare.
20.12 – Mjegull në ultësira e ngricë orëve të mëngjesit. Ditën kryesisht me diell.
21.12 – Kryesisht me diell. Mjegull orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave.
Temperaturat pësojnë rënie nga dita e diel edhe deri në 3C e 4C, maksimalet, ndërsa minimalet mund të zbresin edhe deri në -5C e -4C të hënën në mëngjes..
Frynë erë e lehtë dhe mesataret, të shtunën nga jugu e juglindja 3-11m/s, e të dielën nga verilindja 4-10m/s.
Shtypja atmosferike shënon rritje të jashtëzakonshme mbi vlera normale, gati edhe për 30mb ditën e hënë.