Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin për dy ditët e ardhshme.
Sipas IHK-së, sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Vranësirat gjatë ditës do të zhvillohen dhe do të krijojnë kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh”, ka njoftuar IHK-ja.
Ndërkaq të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesëshme, kryesisht për rreth maleve.
Sipas IHK-së, temperaturat gjatë këtyre dy ditëve do të jenë pothuaj konstante në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-33 gradë celsius.
“Indeksi UV vazhdon ti mbaj vlerat e larta dhe këshillat e IKSHP mbeten në fuqi. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë”, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.