Ky është parashikimi i motit sipas Prishtina Weather

15 maj 2022 | 14:51

Prishtina Weather ka njoftuar se të martën dhe të mërkurën do të ketë të reshura shiu.

Ndërkaq nga e mërkura do të jetë më ftohtë.

Mot më i qëndrueshëm dhe më shumë diell do të ketë në pjesën e dytë të javës.

15.05.2022 – Pas të nxehtit që ngriti temperaturat deri në 30C ditën e premte, e që po mbanë temperatura verore edhe ditëve të para në javën vijuese, nga e mërkura depërtojnë masa mjaft të ftohta ajrore që pritet të zbresin temperaturat ndjeshëm nga vlerat normale.
Të martën mbrëma dhe paraditen e së mërkurës depërtimi i një sistemi frontal edhe na sjell kushte për rrebeshe shiu me bubullima. Ndërsa nga dita e enjte do të kemi mot më të qëndrueshëm dhe me më shumë diell, mirëpo me mëngjese mjaft të ftohta. Nga e premta dhe fundjavë temperaturat marrin trend rritës përreth vlerave më mesatare.

Nivelet e ndotësve ajror përgjatë ditëve të para të javës do të jenë në vlera ulëta, me indeks të pranueshëm dhe të mirë. Orëve të pasdites rritje do të shënojë ozoni sipërfaqësor që shtynë indeksin shkurtimisht të kaloj në vlera mesatare.
Gjatë javës indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera të larta, prandaj orëve të mesditës preferohet t’i shmangemi ekspozimit më të gjatë në rreze të diellit.

16.05 – Shumë ngrohtë e kryesisht me diell.
17.05 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Pasdite vonë dhe në mbrëmje priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.
18.05 – Freskët, paradite me reshje të dobëta shiu. Ditën vransirat fillojnë të shpërndahen.
19.05 – Në mëngjes ftohtë. Ditën pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell, por mbetet më freskët.
20.05 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën e kryesisht me diell dhe stabil.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 13C, mirëpo ditën e enjte dhe premte zbresin në 4C e 5C, ndërsa maksimalet pasi rritën deri në 28C ditën e martë, të mërkurën e enjten zbresin edhe në 17C e 18C.
Fillimisht frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 2-8m/s, e nga dita e mërkurë frynë edhe erë më e fuqishme nga krahu verior 7-15m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave mesatare, e më pas në rritje lartë mbi vlera normale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës e ka lënë të hapur mundësinë e…