Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
03 qershor 2018
| 15:25
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme moti në vendin tonë do të jetë me diell dhe me reshje lokale të shiut.
“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu. Kjo situatë e paqëndrueshme sinoptike do të vazhdojë deri të mërkurën ku më tej priten alternime kthjellime dhe intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 8m/s”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.
/Epoka e re/