Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

27 qershor 2018 | 08:13

Sot në vendin tonë pritet që moti do të jetë me re dhe i freskët, herë pas here me shi, kurse reshje më të mëdha priten në rajonet lindore, qendrore, perëndimore dhe jugperëndimore.

Temperatura e mëngjesit do të jetë 13 deri 17 gradë, ajo më e larta e ditës do të jetë nga 17 në 21 gradë.

Sipas parashikimit të motit për shtatë ditët e ardhshme, të enjten dhe të premten do të jetë mot kryesisht me re, herë pas here me shi, ndonjëherë me stuhi.

Të shtunën, pritet që reshjet të ndërpriten.

Kurse të dielën dhe në fillim të javës së ardhshme do të jetë mot kryesisht me diell, ndërsa temperatura mesatare do të jetë 25-28 gradë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatëmbëdhjetë shtete amerikane kanë paditur administratën e presidentit të Shteteve…