Ky është përforcimi i parë i Drenicës

07 qershor 2019 | 20:06

Skuadra e Drenicës nga Skenderaj sot është treguar mjaftë aktive.

Pas konfirmimit për largimin e Taulant Dajakut, skuadra nga Skenderaj ka njoftuar se është përforcuar me Hasan Hysenin nga Trepça ’89. Hyseni ka arritur marrëveshje një vjeçare me klubin kuqezi.

Fotografia e FC Drenica - Faqja Zyrtare

“Njëri ndër sulmuesit më cilësor në Kosovë, Hasan Hyseni është përforcimi i parë i klubit. Hyseni luan në rolin e sulmuesit anësor dhe ka treguar përformancë mjaft të mirë në elitën e futbollit kosovar me skuadrën e Trepçës ‘89. Më parë futbollisti është paraqitur edhe për Trepçën dhe Gjilanin”, thuhet në njoftimin e KF Drenica.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Drenicës e ka larguar nga radhët e saj…