Ky është përforcimi i Vëllaznimit
17 dhjetor 2018
| 21:40
Skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova po mendon seriozisht për tu rikthyer në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra kuqezi është përforcuar me qendërmbrojtësin Agron Beqiri, i cili sezonin vjeshtor ishte pjesë e KF Onix.
Futbollisti në fjalë ka nënshkruar me skuadrën gjakovare kontratë deri në fund të edicionit 2019/20. Vëllanzimi është ende edhe në garën e Kupës ku për kundërshtare e ka skuadrën e Dritës në çerekfinale.
/Epoka e re/