Ky është personaliteti i radhës që i bashkohet Nismës

29 gusht 2019 | 17:10

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë me dije se trendit të ardhjeve në këtë subjekt politik të enjten iu bashkua edhe doktori nga Klina, Agim Krasniqi.

“Prof. Dr. Krasniqi ka përfunduar specializimin dhe doktoraturën në Bukuresht, ku edhe ka punuar për shumë vite. Që 12 vjet është kthyer dhe punon në Kosovë. Ne kemi nevojë shumë për ekspertizën e çmuar të doktorit. Me doktorin do të jemi më të fuqishëm në Klinë dhe Kosovë. Nisma Socialdemokrate është mundësi e mirë për të gjithë profesionistët shëndetësorë, që së bashku të angazhohemi fuqishëm për t’i jetësuar politikat tona shëndetësore, që në fokus kanë shëndetin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Limaj pas këtij aderimi.

Ai ka theksuar se ardhjet e reja në Nismën Socialdemokrate janë dëshmia më e mirë se ky subjekt politik është në rrugë të drejtë, pasi sipas tij, personalitete të fushave të ndryshme po zgjedhin Nismën për ta dhënë kontributin e tyre.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Victoria është bërë shteti i pestë që lejon njerëzit transgjinorë…