Ky është personi që dyshohet se u vra në Skenderaj, zbulohet edhe emri i dorasit (Foto)

12 shkurt 2025 | 15:26

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Skenderaj, ku një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Shefi i hetimeve rajonale në Mitrovicë, Avdyl Azizhoxha, ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur në shesh të Skenderajt dhe për rastin po hetohet një person i dyshuar.

“Vrasja ka ndodhur në shesh të Skenderajt, për rastin është një i dyshuar – ende nuk dihen motivet, pasi hetimet janë në vazhdim,” ka deklaruar Azizhoxha.

Sipas burimeve, viktima është Ismet Ibishi, ndërsa i dyshuari për vrasjen është Hisni Ibishi, i cili ndodhet në arrati. Të dy personat janë nga fshati Klinë e Ulët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Procesi numërimit të votave të kandidatëve për deputetë parasheh edhe…