Ky është personi që dyshohet se vodhi rroba në vlerë të rreth 500 eurove në “A&M” në Prishtinë
Policia e Kosovës dje njoftoi për arrestimin e një personi, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes që ka ndodhur në fund të shtatorit në Prishtinë. I dyshuari tashmë ka rënë në prangat e Policisë, ndërkohë që Sinjali ka mësuar identitetin e tij.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për të dyshuarin, Ilir Toplica.
I njëjti dyshohet për vjedhjen në lokalin “A&M Outlet” në rrugën “UÇK” në Prishtinë, më 29 shtator.
Sinjali mëson se Toplica ka arritur të vjedhë rroba të ndryshme nga ky dyqan, që kapin vlerën e rreth 500 eurove.
Si rezultat i hetimit të rastit, i njëjti është identifikuar dhe më pas është arrestuar nga Policia.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.