Ky është personi që kreu sulmin terrorist në Zelandë të Re
15 mars 2019
| 11:02
Personi i dyshuar për sulmet e kryera në xhami në Zelandë të Re ku mbetën të vdekur 49 persona si dhe të plagosur shumë të tjerë, e kishte idhull Millosh Obiliqin, i cili është figurë kombëtare e Serbisë.
28-vjeçari, Brenton Tarrant, nuk i kishte kursyer lëvdatat e tij për vrasjet që Obiliq kishte kryer ndaj otomanëve mysliman që në atë kohë konsideroheshin si një superfuqi botërore.