Ky është personi që mbeti i lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në Prishtinë

25 janar 2025 | 16:23

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në rrugën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë, ku një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e gjuajtjes me armë, personi që ndodhej brenda veturës ka pësuar lëndime.

Sinjali mëson ekskluzvisht se viktima e këtij rasti është Lorent Vitija, i cili ishte cak i personave të dyshuar për gjuajtjen me armë.

Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima është dërguar për të pranuar ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me rastin, me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar një fishek dhe një gëzhojë.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe Prokurori, ndërsa tashmë kanë nisur hetimet në lidhje me zbardhjen e detajeve.

Të dyshuarit akoma nuk janë kapur, derisa motivet që çuan deri tek kjo ngjarje nuk dihen ende.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ftuar qytetarët të marrin pjesë…