Ky është personi që solli koronavirusin në Britani
Një burrë britanik që dyshohet se ishte i infektuari i parë nga koronavirusi në Britani të Madhe, thotë se e solli virusin në shtëpi nga një udhëtim në alpe.
Sipas mediave të huaja, Daren Bland nga Maresfield, e mori Covid-19 në mes të janarit, që do të thotë se virusi mund të ketë mbërritur atje një muaj përpara, sesa mendohej në fillim.
Transmetimi i parë i koronavirusit në Britani të Madhe aktualisht mendohet të ketë qenë më 28 shkurt, mirëpo rasti më i hershëm i regjistruar ishte më 31 janar.
Raportohet se Bland kishte bërë një udhëtim katërditor në Ischgal nga 15 janari, përpara se të shfaqte simptomat e Covid-19, dhe t’ia kalonte sëmundjen gruas së tij Sarah dhe fëmijëve të tyre.
Këtu lind dyshimi se virusi është sjellë në Britani shumë më herët sesa mendohej në fillim.