Ky është personi që u arrestua për tjetërsim të pronës 10 milionëshe

25 gusht 2023 | 20:44

Sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), ne Policinë e Kosovës kanë arrestuar sot një person nen dyshimin se ka tjetërsuar prona ne vlere rreth 10 milion euro

Insajderi mëson se i arrestuar është Afrim Gashi. I njëjti në bashkëveprim me të dyshuarin Ylber Hyseni i cili gjendet në arrati, kanë falsifikuar dokumente dhe dyshohet se kanë arritur të tjetërsojnë një parcelë me sipërfaqe prej 9 (nëntë) hektarësh me vlerë të përafërt të tregut rreth 10,000,000.00 euro.

Të njëjtit pasi që kanë bartur pronat në emër të tyre i kanë parcelizuar dhe  më pas i kanë shitur ato tek personat e tretë duke i mashtruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë vit, 10.6 për qind është rritur numri i përfituesve…