Ky është personi që u arrestua për vrasjen në tentativë në Deçan
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit të përfshirë në një vrasje në tentativë në Deçan. Prokuroria Themelore e Pejës kanë bërë të ditur se ndaj të dyshuarit tashmë është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh. Lajmin për Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Është ndaluar për 48-orë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit”, ka konfirmuar shkurtimisht Nikçi.
Insajderi nga burime të saja ka marrë vesh se i dyshuari që qëndroi në arrati për gjysmë dite dhe po dyshohet për vrasje në tentativë është Arbër Haklaj.
Më herët është raportuar se i dyshuari nga therja me thikë është Ylli Musaj.
Përmes një komunikate për media, pak më herët policia njoftoi se kishte arritur ta identifikojë vendndodhjen e të dyshuarit dhe më pas ta arrestojë atë.
“Policia është venë në kërkim të të dyshuarit, me datë 09. 09. 2024, pas një pune intensive Stacioni Policor në Deçan ka arrit ta identifikoji vendndodhjen e tij dhe ta arrestoji të dyshuarin”, tha PK’ja në njoftim.