Ky është personi që u gjet i varur me litar në mal, ishte raportuar si i zhdukur që nga shtatori

08 janar 2023 | 18:23

Një person është gjetur i vdekur në mesditën e sotme mbi fshatin Zhur tek vendi i quajtur “Polevica’.
Sipas Policisë së Kosovës rasti është lajmëruar nga një dëshmitar, i cili kishte hasur një person të varur në litar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Shaqir Bytyqi, ka thënë se trupi i tij ka qenë i dekompozuar.

“Një dëshmitar sot rreth orës 12:00 ka raportuar në nënstacionin Zhur se në malin që njihet “Polevica’ mbi fshatin Zhur, në afërsi te magjistrales Zhur-Dragash, ka hasur në një person të varur me litar për një lis”, ka thënë ai.

Bytyqi ka bërë të ditur se bëhet fjalë për Behamir Gavazaj i lindur më 1973, nga fshati Zhur i cili ishte shpallur i zhdukur që nga 10 shtatori i vitit 2022.

Policia e Kosovës prej datës 19 shtator 2022 kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e prizrenasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të pushimeve në Kosovë, shumë mërgimtar janë nisur…