![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/12/LAJMI-I-FUNDIT-POLICIA1.jpg)
Ky është personi që u plagos sonte në Prishtinë
11 janar 2024
| 22:03
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ku një person është plagosur dy herë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Personi që u qëllua me armë zjarri është Veton Gashi – i njohur si ‘Canki’, raporton Sinjali.
‘Canki’ u plagos dy herë nga i dyshuari dhe akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë përkatëse të Policisë, ku po kryhen ekzaminimet e nevojshme.