Ky është personi që u plagos sot në Prishtinë
Sot pasdite, të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në fshatin Drenoc të Prishtinës, ku një person është plagosur. Burime të besueshme për Gazetës kanë konfirmuar identitetin e personit të plagosur si Bleron Jusufi, i cili aktualisht po merr tretman mjekësor në QKUK.
Policia e Prishtinës është njoftuar për rastin rreth orës 15:00, dhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për mediat se njësitë policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së informatave. Ajo bëri të ditur se të dyshuar për plagosjen është Leonit Berisha.
“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në fshatin Drenoc të Prishtinës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen,” tha Ahmeti.