Ky është personi që u ther mbrëmë në Deçan
09 shtator 2024
| 10:22
Një incident i rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Deçan, ku një person është sulmuar me thikë. Për motive akoma të panjohura, i dyshuari tentoi ta vrasë viktimën dhe u arratis.
Sinjali ka mësuar se viktima që u sulmua me thikë është Ylli Musaj, i cili fillimisht mori trajtim në QMF Deçan e më pas u transportua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Nga Policia e kanë konfirmuar se pas therjes me thikë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.