Ky është personi që vdiq mbrëmë pas aksidentit në Deçan
Një person ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në fshatin Rastavic të Deçanit.
Mësohet se person i vdekur është, Bali Hadërgjonaj. Hadërgjonaj ishte pjesë e Degës së AAK-së në Deçan.
Sipas policisë, deri tek rasti ka ardhur pasi viktima fillimisht kishte bërë vetaksident, ndërsa kishte dalë nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës në kursin nga drejtimi i Gjakovës, është goditur nga një veturë.
“Viktima dërgohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë e më pastaj për shkake të natyrës se lëndimeve është dërguar për në QKUK – Prishtinë. Sot rreth orës 01:50 minuta Policia është njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në lidhje me ngjarjen, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.