Ky është plani i Barcelonës për Messin

02 maj 2021 | 13:46

Skuadra e Barcelonës si duket do të ketë në pronësi yllin argjentinas, Lionel Messi edhe më tutje.

Sipas “Deportes Cuarto”, Barcelona ka hartuar një plan që ai të qëndrojë për një periudhë më afatgjate në “Camp Nou”.

Plani nuk është që ta bindin argjentinasin me para, por me të ardhme sportive.

Pjesa ekonomike do të jetë për kontratë 10-vjeçare, fillimisht dy vitet e para, Messi do qëndrojë si futbollist, pas dy vitesh ai do të shkojë në MLS ku do të kishte dëshirë të provonte futbollin amerikan.

Në momentin e pensionimit të tij, ai do të rikthehej në “Camp Nou” për tu bërë ambasador i klubit dhe të punojë në klub.

Sipas artikullit, Messi është duke menduar ta pranojë propozimin, që do të thoshte se ai do të pranonte të përgjysmonte rrogën e tij.

Marrëdhëniet e Messit me Laportan janë të mira, kështu që 33-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratën e re në fund të sezonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e diel) zhvillohet ndeshja derbi ndërmjet  Manchester Unitedit dhe…