Ky është polici që e ndali Vuçiqin
09 shtator 2018
| 18:31
Pjesëtari i Policisë së Republikës së Kosovës, Vllaznim Surdulli, të dielën kishte pasur fatin t’ia kumtojë lajmin e keq presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, se nuk mund ta vizitojë fshatin Banjë të Skenderajt, sepse kështu ka vendosur kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Surdulli, i cili vjen nga qyteti i Gjilanit, në këtë mënyrë realizoi kërkesat e banorëve të asaj ane, që të mos lejohet Vuçiqi të kalojë nëpër Drenicë pa kërkuar falje për krimet e bëra.