Ky është polici që ka dhuruar gjak 125 herë

06 shkurt 2022 | 17:04

Fotografia e tij mbahet në sallën ku edhe shpëton jetë, në repartin e transfuzionit të gjakut, aty ku është edhe shtëpia e tij e dytë dhe ku gjaku i tij bëhet arsyeja që dikush të vazhdojë të jetojë.

Polici i Njësisë Speciale të Kosovës, Përparim Gosalci është polici hero që përpos që mbron sigurinë e qytetarëve, ai bënë edhe një gjest shumë human.

E kjo për arsye se Përparimi, ka dhuruar gjak dhe trombocite 125 herë, duke dhënë kështu edhe shpresë për jetë.

Ai ka treguar për Telegrafin se çfarë do të thotë të dhurosh gjak dhe të shpëtosh jetë. Gosalci tregon se është ndjenjë e papërshkrueshme kur e di që ai është shkaktarë që dikush të vazhdojë të jetojë .

“Për mua dhurimi i gjakut është një gjest human, përmes të cilit kam mundësi të jem kandidat potencial, për shpëtimin e jetës së dikujt. Për herë të parë kam filluar të jap gjak në vitin 2001, kur e kam pasur një rast në familje time dhe atëherë, e kam kuptuar se çfarë vlere ka gjaku dhe domethënien e asaj se çfarë është me dhënë gjak. Prej aty kam filluar të jap gjak dhe jam bërë dhurues vullnetarë i gjakut deri në vitin 2005, kur ka ardhur aparatura që e bënë ndarjen e trombociteve dhe plazmës prej gjakut. Jam kyç këtu, për të vetmen arsye sepse këtu mundesh të dhurosh trombocite më shpesh sesa gjak. Pra gjak mundesh të dhurosh katër herë brenda një viti kurse trombocite mund të dhurosh deri në 16 herë në vit”, shprehet Gosalci.

Ai ka treguar se vetëm gjatë muajit janar ka dhënë katër herë trombocite, duke u bërë kështu faktor kyç për shpëtimin e jetës së dikujt.

“Unë, jap trombocite shumë shpesh, çdo një muaj por mund të them se vetëm në muajin e fundit është hera e katërt kjo sot që po jap trombocite. Sot është dhurimi i 125 i gjakut dhe i trombociteve. Përveç tjerash, unë e marr me shumë seriozitet, këtë punë sidomos kur janë fëmijë të vegjël. Sikurse është për rastin e sotshëm që është një fëmijë 10 vjeçar dhe vjen familjari i tij dhe mundohet të të falënderoj në mënyrën më të mirë të mundshme, por nuk gjen shprehjen e duhur dhe unë këtë pjesë e përjetoj bukur rëndë. Në anën tjetër unë me profesion jam polic dhe këtë profesion e ushtroj prej viti 2005, kurse polic në Njësinë Speciale, jam përafërsisht që 10 vjet”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në…