Ky është polici që u arrestua për aksidentimin e 23-vjeçares në Pejë

01 prill 2025 | 21:37

Prokuroria e Shtetit bashkë me Inspektoratin Policor të Kosovës kanë kërkuar t’i caktohet masa e ndalimit zyrtarit policor të dyshuar për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, pasi aksidentoi një 23-vjeçare në Qyshk të Pejës. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës ka thënë për Insajderin se lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Prokurori i Shtetit bashkë me Inspektoratin Policor ka dalë në vend të ngjarjes. Lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Personi i dyshuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për orë për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik””, ka deklaruar Nikçi. Merret vesh se zyrtari policor i arrestuar është Argjend Kastrati.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka njoftuar fillimisht se viktima 23-vjeçare që u aksidentua është dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të gjendjes së rëndë.

Rreth orës 15:45, policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë -Prishtinë në fshatin Qyshk, një veturë ka goditur një këmbësore. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe e lënduara me udhëzim të mjekut është nisur për në QKUK në Prishtinë. Gjendja e saj është e rëndë”, tha Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se…