Ky është polici serb i vrarë në Loznicë
Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiq, ka thënë se një zyrtar policor është vrarë në Loznicë – qytetin perëndimor në Serbi, në kufi me Bosnje-Hercegovinën – në orët e para të së enjtes, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.
Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajzirit – i lindur më 1991 – dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.
Sipas Ministrisë, njëri prej personave, më pas, ka shtënë me armë duke e goditur zyrtarin policor Nikolla Kërsmanoviq në gjoks, dhe zyrtarin policor Iliq Vjekosllav në shpatull, dhe më pas ka ikur.
Të dy zyrtarët policorë janë transportuar në Spitalin e Lozninës, dhe Kërsmanoviq ka vdekur prej plagëve të marra, raportojnë mediat serbe, të cilat i kanë publikuar edhe fotografitë e zyrtarit të vrarë dhe atij të plagosur.
Polici i plagosur, Vjekoslav Iliq
Në operacionet e kërkimit janë përfshirë dronë dhe helikopterë.