Ja portieri rezervë më i suksesshëm në futboll
12 trofe në vetëm 11 ndeshje të luajtura në më tepër se një dekadë te Benfica, Paulo Lopes mund të jetë portieri rezervë më i suksesshëm i historisë.
Kjo statistikë erdhi pasi portugezi u tërhoq nga futbolli në korrik pas një karriere 21-vjeçare. “Po, kanë të drejtë,” shprehet 40-vjeçari për BBC Sport, duke shtuar me shaka: “Kam lindur për të fituar. Jam i lumtur me këto shifra, si dhe me karrierën time. Ato janë pjesë e arritjeve të mia dhe tregojnë momentet e rëndësishme dhe të veçanta të karrierës time”.
“Ndjej krenari të madhe, sepse kur shoh trofetë dhe medaljet, ndjej se kam punuar shumë, në shumicën e rasteve punë skuadre, por edhe ato demonstrojnë arritje si portier”, ka deklaruar ai. Lopes ka luajtur te të rinjtë e Benficas, por asnjëherë nuk arriti të bënte një paraqitje në ekipin e parë përpara se të largohej më 2002.