Ky është premtimi i Mbappes për Realin

17 gusht 2023 | 16:38

Tashmë Kylian Mbappe është rikthyer në skuadrën e Luis Enriques, por e ardhmja e tij ende është e paqartë.

Sipas medieve të huaja, ylli francez u ka treguar njerëzve të tij se do të qëndrojë në Paris edhe këtë vit, por në verën e vitit 2024, ai do të luajë vetëm për Real Madridin. Ky është një premtim që sulmuesi francez synon ta mbajë.

Ndërkohë, siç raportohet, mbetet për t’u parë nëse ai do të zgjasë kontratën e tij me PSG-së.

Mbappe prej kohësh është i lidhur me gjigantin spanjoll dhe sezonin tjetër mund ta shohim me fanellën e “Los Blancos”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qasje nga aspekti kriminalistik Shkruan: Arben Dashevci, kriminalist dhe njohës…