Ky është Presidenti i parë në botë që vdes nga Covid-19
Është shënuar dhe vdekja e parë e një presidenti të infektuar me koronavirus.
Mësohet se presidenti i Burundit, Pierre Nkurunziza, ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit. Kështu janë shprehur mjekët e spitalit ku kreu i shtetit afrikan ishte i shtruar. Por, qeveria ka njoftuar se Presidenti vdiq për shkak të një ataku në zemër.
Një burim nga spitali ku vdiq Nkurunziza tha për mediat se Presidenti kishte probleme të rënda me frymëmarrjen prej ditësh dhe kreu i Shëndetit Publik të Burundit kishte kërkuar që i vetmi ventilator dhe i gjithë shërbimi reanimator të ishin në dispozicion të Presidentit. Dyshimet se Kreu i Shtetit ishte prekur nga Covid-19 ishin të mëdha pasi gruaja e tij u shtrua në spital në fund të muajit maj me virusin e ri.
Në 9 qershor, qeveria njoftoi vdekjen e papritur të Presidentit dhe një javë zi kombëtare. Pierre Nkurunziza e ushtronte detyrën e Presidentit prej 15 vitesh.