Ky është pretendenti kryesor për kryetar të Rinisë Demokratike në Skenderaj
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është duke mbajtur procesin zgjedhor për të rinjtë në të gjitha komunat, por vëmendjen më të madhe është duke e marrë dega e Skenderajt.
Përderisa në Skenderaj shumë të rinj kanë shpallur kandidaturën e tyre për kryetar të Rinisë Demokratike të Kosovës (RDK), pretendenti dhe kandidati kryesor që po merr vëmendjen më të madhe për kryetar të Rinisë Demokratike në këtë komunë është Musli Gucati nga fshati Marinë.
Musli Gucati është absolvent, në prag të diplomimit në Fakultetin Filozofik në Departamentin e Historisë në universitetin e Prishtinës.
Ai nga viti 2015 është kryetar i studentëve të Historisë, gjeneratës (2015-2018) dhe njëkohësisht është nënkryetar i Këshillit të Studentëve në Fakultetin Filozofik.
Gucati është një student i dalluar dhe energjik e mjaft aktiv si në Prishtinë ashtu edhe në Skenderaj.
Në kuadër të procesit zgjedhor të PDK-së, ai ka vendosur të jetë kandidat për kryetar të Rinisë Demokratike në Skenderaj.
/Epoka e re/