Ky është projekti ideor për monumentin përkujtimor për profesionistët shëndetësorë

01 shtator 2021 | 11:58

Bazuar në konkursin për projektin ideor artistik për monumentin përkujtimor për nderë të profesionistëve shëndetësorë, komisioni vlerësues për ofertat e pranuara i përberë prej arkitekteve dhe skulptorit u kanë rekomanduar kryetarëve të Odave të Profesionistëve Shëndetësor projektin me emrin “Për jetën”, ku dhe kryetarët e OPSH-ve e kanë aprovuar rekomandimin e komisionit profesional.

“Së shpejti pritet të fillojë hapja për procedurat e ndërtimit të obeliskut. Pas thirrjes që kanë bërë odat për donatorë, kanë filluar vetëm se donacionet e para, prandaj shfrytëzojmë rastin t’i falënderojmë për mbështetjen e dhënë ku së shpejti dhe do t’i publikojmë emrat e të gjithë donatorëve. Ftojmë edhe donatorë të tjerë të bashkohen në realizimin e këtij projekti”, është thënë në njoftimin e Odës së Infermierëve të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i njerëzve që përfitojnë nga ilaçi i ri –…