Ky është pronari i lokalit në Prizren që u arrestua bashkë me 18 të dyshuarit për bixhoz

22 nëntor 2024 | 23:33

Lojërat e fatit janë aktivitete të ndaluara me ligj, por shteti po vazhdon të sfidohet nga grupe kriminale që ushtrojnë këtë veprimtari ilegale. Bixhozi i paligjshëm siç duket po lulëzon edhe në Prizren dhe një rast i tillë u zbulua mbrëmë, ku pas një aksioni policor u arrestuan 18 persona të dyshuar.

Grupi i dyshuar u kap në flagrancë në një lokal nërrugën ‘2 Korriku’ nga patrullat e stacionit policor në Prizren që zbarkuan dhe arritën t’i arrestojnë të dyshuarit.

Sinjali publikoi ekskluzivisht emrat e 18 të arrestuarve, shumica prej të cilëve kanë të kaluar kriminale.


Përveç tyre, në pranga të Policisë ka rënë edhe pronari i lokalit, Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se pronari i lokalit në Prizren është
Riza Thaqi i cili tashmë është duke u mbajtur në stacion policor.

Të gjithë të arrestuarit ngarkohen me veprën penale bixhoz – të cilët jo rrallëherë kanë përfunduar në qeli.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj 19 të dyshuarve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy kryetarë opozitarë, në komunat në lindje të Turqisë, janë…