Ky është pronari i shtëpisë në të cilin u gjet armatim i madh në veri, ishte pjesë e Banjskës
14 qershor 2024
| 20:11
Sasi e madhe armatimi është gjetur sot në një shtëpi në veri të Mitrovicës.
Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se pronar i shtëpisë ku është gjetur armatimi është Zharko Cvetkoviq, i cili ishte pjesë e grupit terrorist të Banjskës më 24 shtator të vitit të kaluar.
Mësohet se personi në fjalë ka arritur t’iu ikë organeve të rendit dhe ndodhet në Kopaonik të Serbisë.