Ky është qëndrimi i Haradinajt për protestën e Vetëvendosjes
26 prill 2019
| 10:54
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, para protestës së paralajmëruar të Vetëvendosjes kundër kryeprokurorit Aleksandër Lumezit, ka thënë se ekziston një rrezik kur një parti proteston kundër një prokurori.
“Ekziston një rrezik kur një parti politike proteston kundër një prokurori. Kjo mund të kalojë në dimensione tjera, gati ndërhyrje ose presion në gjyqësor”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se e përkrah thirrjen e ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, për protesta, por ka theksuar se nuk e përkrah protestën e Vetëvendosjes kundër Prokurorisë së Shtetit.
“Unë i kam bërë thirrje dje Lëvizjes Vetëvendosje që është parti parlamentare dhe që duhet t’i shterrojnë mjetet e tjera për të kundërshtuar Prokurorinë e Shtetit”, ka thënë Haradinaj.