Ky është qëndrimi i Romës për Mourinhon
16 dhjetor 2022
| 17:13
Skuadra e Romës nuk dëshiron të ndahet me trajnerin Jose Mourinho, pasi ky i fundit po flitet se mund të marrë drejtimin e Portugalisë.
“Il Corriere Dello Sport” raportoi të premten në mëngjes se agjenti i Mourinhos, Jorge Mendes, kishte hapur bisedimet paraprake me Federatën e Futbollit të Portugalisë. Megjithatë, sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Romës nuk duan të ndahen me 59-vjeçarin.
Por, nëse Mourinho dëshiron gjithsesi të bëhet përzgjedhës te Portugalia, klubi italian do të kërkojë dëmshpërblim nga Federata portugeze. Jose Mourinho ka kontratë të vlefshme me Romën deri në verën e vitit 2024.