Ky është qyteti me më se shumti miliarderë
Pekini ka më shumë miliarderë sesa secili qytet tjetër në botë, sipas listës vjetore të përpiluar nga revista “Forbes”.
Kryeqyteti kinez ka shtuar 33 miliarderë vitin e kaluar dhe tani është nikoqir i 100 të tillëve, ka thënë revista.
Ky qytet ka mposhtur qytetin e Nju Jorkut me rezultat të ngushtë, pasi ky i fundit ka 99 miliarderë në territorin e vet, dhe ka mbajtur pozitën e parë në shtatë vjetët e fundit.
Ndalja e shpejtë e koronavirusit në Kinë dhe rritja e kompanive të teknologjisë ka ndihmuar në këtë rritje.
Mirëpo pavarësisht pse Pekini ka më shumë miliarderë, shuma e pasurisë së miliarderëve në Shtetet e Bashkuara vazhdon të jetë për 80 miliardë dollarë më e lartë sesa e atyre që janë në Pekin.
Banori më i pasur i kryeqytetit kinez është Zhang Yiming, themelues i aplikacionit “TikTok” dhe shef ekzekutiv i kompanisë simotër “ByteDance”.
Pasuria e tij është dyfishuar dhe tani ka arritur në 35. 6 miliardë dollarë.
Në krahasim me të, banori më i pasur i Nju Jorkut, ish-kryetari i këtij qyteti Michael Bloomberg, ka pasuri prej 59 miliardë dollarëve.