Ky është reagimi epik i Rita Orës kur provon ushqimin australian

09 gusht 2021 | 14:52

Gjatë episodit të “The Voice Australia” ku Rita Ora është edhe pjesë e jurisë, këngëtares iu ofrua një ushqim tradicional në shenjë mirëseardhjeje.

Në një klip nga puntat e së dielës, Guy Sebastian shkoi drejt Ritës duke mbajtur në dorë një kuti të bardhë dhe ajo e pyeti me shaka: “Mos janë petulla?”

Por brenda në kuti kishte Vegemite, një produkt vendas, si edhe një fetë e hollë buke e lyer tashmë me të dhe Guy iu përgjigj: “Është pak më pikante. Kjo është dhurata e mirëseardhjes në Australi”.

Rita provoi ushqimin dhe reagimi i saj ishte sikur provoi gjënë më të shijshme në botë, duke fituar simpatinë e të gjithëve. “Është pak i thartë, apo jo?”, iu drejtua ajo anëtarëve të tjerë të jurisë.

Guy madje i tha se ai preferon ta shoqërojë me djathë dhe Rita bëri shaka me të duke e pyetur se mos ishte shtatzënë, duke marrë përgjigjen “Disa do ishin dakord” nga ai.

Shikuesit komentuan në kohë reale duke e përkrahur veprimin e Ritës dhe reagimin e saj, duke e quajtur si reagimin më të mirë nga një anëtar ndërkombëtar i jurisë. Ata madje e kurorëzuan si një qytetare të denjë australiane./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në zbatim të vendimit të ri të Qeverisë së Kosovës,…