Ky është reagimi i Memli Krasniqit për lajmin se Veseli është ftuar nga Specialja
Pas lajmit se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është ftuar nga Gjykata Speciale ka reaguar shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, duke thënë se ky lajm është përtej turpit.
Ai përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në “Facebook”, ka shkruar se nuk duhet të ketë dert askush sepse nuk do të njolloset lufta e UÇK-së.
Postimi i plotë i tij:
Duket se dëshira e flaktë e disave në Kosovë për t’i parë udhëheqësit e luftës çlirimtare në bankën e të akuzuarve të Gjykatës Speciale është aq e madhe sa që ka mundësi që as zyrtarët e Serbisë s’mund t’ju konkurrojnë atyre në këtë dëshirë. Turp, për besë. Pertej turpit! Por, edhe pse ajo ditë mund të vijë shpejt, mos keni dert se s’njolloset lufta e UÇK-së as prej asaj Gjykate, as prej dëshirave tuaja e as prej luftës speciale që e keni nisur tash e sa kohë.