Ky është reagimi i Munishit pas shkarkimit

23 dhjetor 2020 | 16:38

Ismet Munishi është shkarkuar sot nga pozita e trajnerit në skuadrën e Ballkanit.

Pas vendimit, Munishi nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ka falënderuar klubin dhe gjithë qytetarët e Suharekës për mikpritjen. Ai me këtë rast ka bërë me dije se presidenti i klubit, Arsim Kabashi gjithmonë ka qenë korrekt.

“Sot me presidentin Arsim Kabashi u dakorduam t’i ndajmë rrugët dhe e falënderoj për korrektësi gjatë gjithë bashkëpunimit dhe po ashtu ishte shumë korrekt në bisedime për anën financiare dhe kompensimin e kontratës”, ka shkruar Munishi.

Postimi i plotë i Munishit pa ndërhyrje në “Facebook”:  

Lamtumirë Suharekë
Falemderit për respektin dhe mikpritjen Suharekas .
Sot me Presidentin Arsim Kabashi u dakorduam ti ndajmë rruget dhe e falemderoj për korrektësi gjat gjithë bashpunimit dhe poashtu ishte shumë korrekt në bisedime per anen financiare dhe kompenzimin e kontrates.
I lus mediat të mos atakohet klubi imë dhe Presidenti.
Fc Ballkanit , Xhebrailave dhe lojtarve te mi të dashur ju dëshiroj suksese ne rrugen drejt Titullit.
Jam shumë krenar me punen time
Jam shumë krenar me ate qka arritem deri ketu.

(Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon e sheh Kosovën para sfidave…