Ky është reagimi i Muriqit pas ndeshjes me Zvicrën
10 shtator 2023
| 14:58
Kosova ka barazuar 2:2 mbrëmë me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Evropian.
Ishte Vedat Muriqi që ka shënuar dy golat e Kosovës, për ta lënë me shpresa ekipin për kualifikim historik në Evropian.
Ai ka reaguar të dielën në “Twitter” me disa foto dhe një përshkrim të bukur.
“Të rritur nga lufta, më të fortë se frika”, ka shkruar Muriqi, moto kjo e cila i takon tifo grupit të kombëtares së Kosovës, “Dardanëve”.
Raised by war, stronger than fear! 🇽🇰 pic.twitter.com/nDvBqFy30E
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) September 10, 2023