Ky është reagimi i Tahirit pasi Kushtetuesja e rrëzoi Qeverinë Hoti

21 dhjetor 2020 | 22:53

Deputeti i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet së cilës e ka rrëzuar Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

“Partia Demokratike e Kosovës do t’ia ofrojë qytetarit atë qeverisje për të cilën ai ka nevojë. Është koha për pushtet me legjitimitet, e shtet me dinjitet”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese i dha epilog jo vetëm çështjes juridike, por edhe gjendjes së status-quo’s faktike. Dështimi dhe mashtrimi që prodhoi koalicioni i shpresave të rreme, të cilin e pamë në dy versione, tashmë do të marrë fund përmes zgjedhjeve të lira. Qytetarët do ta përcaktojnë qeverisjen që ju duhet. Partia Demokratike e Kosovës do t’ia ofrojë qytetarit atë qeverisje për të cilën ai ka nevojë. Është koha për pushtet me legjitimitet, e shtet me dinjitet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka kërkuar nga…