Ky është reagimi nga gruaja e Agim Ramadanit ndaj deklaratave të Shkëlzen Gashit

26 prill 2020 | 01:17

Deklaratat e fundit të këshilltarit të kryeministrin në detyrë Albin Kurti, Shkelzen Gashi ndaj UÇK-së dhe shqiptarëve nuk kanë mbetur pa u kritikuar nga Shukrije Ramadani, gruaja e komandantit Agim Ramadani.

Ajo ka shpërndarë një fotografi me emblemën e UÇK-së , ku janë edhe fjalët e personaliteteve të shquara botërore që kanë vlerësuar lartë këtë forcë.

“Mos e ndyt gjakun e pastër që u derdh në mbrojtjen tënde!”, shkruan Ramadani.

Në fund të postimit shkruan se “UÇK është krenaria, lavdia dhe historia jonë”.

Më poshtë e gjeni të plotë postimin e saj:

“Shqiptarët për fat të keq kanë kryer krime ndaj serbëve dhe malazezëve. Janë krime që kanë ardh si pasojë e asaj çka ka ndodhe ndaj shqiptarëve mes në dy luftërat botërore”, deklaronte Shkelzen Gashi, Madje, gjuha e tij shkon edhe më larg, njëjtë sikurse Millosheviqi dhe Vuçiqi. Kosovës i referohet edhe me “Metohi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Berlin kanë shpërthyer protesta në lidhje me vendimet më…