
Ky është rezultati në derbin e Dukagjinit
30 mars 2018
| 16:37
Derbi i Rrafshit të Dukagjinit në mes Lirisë dhe Besës ka përfunduar me rezultat 2-2.
Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, kurse i ka takuar javës së 25-të, në Vala Superligën e Kosovës në futboll.
Besa shënoi e para nëpërmjet Zhivkoviqit, por vendasit e barazuan rezultatin 1-1 me golin e shënuar nga Qëndrim Gashi. Mullabeqiroviqi e rikthehu epërsinë e pejanëve në 2-1, por Zenel Gavazaj e vulosi rezultatin final 2-2.
Me këtë pikë Liria mbetet në pozitën e tretë me 42 pikë, ndërsa Besa në pozitën e dhjetë me 18 pikë.
Redaksia online
(e.r. / epoakere.com)