Ky është rusi që u arrestua nga Policia në Prishtinë, nuk dihet si ka hyrë në Kosovë
Andrey Subbotin quhet rusi, tashmë i arrestuar, i cili kishte refuzuar ta lëshojë hotelin në të cilin ishte akomoduar.
Siç merr vesh Telegrafi, dyshimet për të rriten edhe më shumë, ngaqë të njëjtit ende nuk i janë gjetur dokumentet e identifikimit. Sipas të dhënave, nuk dihet se si ka hyrë në Republikën e Kosovës, apo se për çfarë motiveve ka ardhur.
Policia e Kosovës kishte njoftuar se i njëjti nuk e kishte kryer as pagesën në hotelin ku po qëndronte.
Gjithashtu, mësohet se tashmë i arrestuari ishte duke qëndruar në një hotel në Prishtinë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull rus me shtetësi gjermane për shkak se ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kishte refuzuar të dal nga hoteli i cili kishte qenë i akomoduar dhe nuk e kishte bërë pagesën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.