Ky është sandviçi më i veçantë që keni parë ndonjëherë
06 gusht 2019
| 11:49
Restoranti i quajtur Elsie’s, i cili gjendet në New Jersey, është vetëshpallur si “shtëpi e sandviçit turshi”, pasi çdo sandviç që përgatitet aty në vend të bukës si përbërës ka trangujt. Aty mundeni të porositni sandviçë nga të gjitha llojet dhe format, duke filluar nga të mëdhenjtë dhe duke vazhduar te flegrat e holla të mbushura me mish. Sipas “DiplyFacts”, pronarja e restorantit Katherine Cohen ka thënë se ata kanë ringjallur një recetë të vjetër të turshive familjare për ta ndarë këtë përvojë me klientët e tyre.