Ky është serbi i arrestuar që i sulmoi veturat e PK-së dhe KFOR-it me shishe xhami në Leposaviq
Policia e Kosovës ka njoftuar se derisa po patrullonte Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë bashkë me KFOR-in amerikan në fshatin Miokovicë janë sulmuar me shishe xhami, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Gazeta Sinjali personi i dyshuar për këtë rast është: Igor Iliq.
Ndryshe, pas sulmit Policia bashkë me KFOR-in kanë identifikuar shtëpinë e të dyshuarit dhe e kanë arrestuar atë, i cili më pas e ka pranuar se e ka bllokuar rrugën fillimisht dhe ka gjuajtur me shishe.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një xhaketë e ushtrisë me emblemë serbe.
“Më datë 06.05.2024 rreth orës 04:05 në rrugën e fshatit Miokovicë gjatë patrullimit të përbashkët të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) të Policisë së Kosovës, së bashku me KFOR-in amerikan, një veturë pa targa e tipit Seat ngjyre hiri ka bllokuar rrugën dhe më pastaj ka hedhur shishe xhami në drejtim të veturave zyrtare. Policia e Kosovës bashkë me KFOR-in kanë identifikuare shtëpinë dhe kanë kryer kontroll ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka pranuar se ka bllokuar rrugën dhe ka hedhur shishen. Gjatë realizimit të kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjet një xhaketë e ushtrisë me emblemë serbe. Vetura me të cilën është bllokuar rruga është sekuestruar, i dyshuari pas intervistimit nga njësia kompetente e hetimeve është liruar në procedurë të rregullt, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”.