Ky është serbi i arrestuar që me tytë mbi kokë i tmerronte shqiptarët
27 qershor 2024
| 22:06
Të gjithëve ju kujtohet një fotografi sa e tmerrshme aq edhe e dhimbshme.
Qindra shqiptarë të gjunjëzuar me automatik mbi kokë po luteshin për ndoshta momentet e tyre të fundit.
Burra kryesisht të moshës së re po kërcënoheshin me tytë mbi kokë në Panorcë të Malishevës nga tre paramilitarë serbë.
Në mesin e tyre ishte edhe famëkeqi Srdjan Lazoviq (1976). Ky i fundit u prangos nga Policia e Kosovës pas më shumë se 25 vitesh. Ai aktualisht shërben në xhandarmërinë serbe.
E në moshë shumë të re, në më pak se 25 vite, kreu krime shumë të rënda në kryesisht në regjionin e Gjakovës.