Ky është serbi, që u arrestua në Jarinje për krime lufte ndaj popullatës civile në Gjakovë

26 shkurt 2025 | 16:56

Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës nga Policia e Kosovës, dje në pikën kufitare në Jarinje, kanë ndaluar dhe arrestuar një person i cili dyshohet se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.
Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari në lidhje me këtë rast është personi i nacionalitetit serb, Dragan Ristic.
Ai dyshohet veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), në komunën e Gjakovës në periudhën kohore 07-10 maj 1999, duke vepruar në grup dhe të organizuar si zyrtar të mobilizuar me njësi të përbëra nga MUP-i serb.
Pas shoqërimit në Polici, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës.
Ndërkaq, me urdhër të Prokurorisë Speciale, atij I është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të dërgohet para Gjyqtarit të procedurës paraprake, për procedurë të mëtutjeshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin…