Ky është serbi që u arrestua për krime lufte në Istog

03 qershor 2022 | 20:53

Daut Bajramaj u vra 23 vjet më parë në Gurrakoc të Istogut.

Në pranga ka rënë të enjten edhe i dyshuari për vrasjen e tij, serbi, Çasllav Jeliq.

Lajmi për arrestimin e tij e ka gëzuar djalin e viktimës. Por, sipas tij Jeliqi, babain nuk ia vrau i vetëm.

Mustafa tregon se si e kuptuan se vrasësit ishin Çasllavi me vëllezërit e tij. Serbi i arrestuar në Istog nuk ka kryer krime vetëm në Gurrakoc.

Ndërsa babit të tij zullumin ja kishin shtuar edhe para lufte.

54-vjeçari serb Çaslav Jeliq, i cili punon si polic në Beograd, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bajram Begaj duket se do të jetë i treti president…